ELBASAN/ 5 FSHATRA PA ASNJË INVESTIM PREJ 30 VITESH

0
2

Banorët e të paktën 5 fshatrave të njësisë administrative Bradashesh në bashkinë Elbasan, janë bërë bashkë për të ngritur zërin për problemet e tyre. Duke kërkuar mbështetjen e këshilltarit Erion Murataj banorët e fshatit, Shtërmaj, Ulëm, Shëngjin, Kozan dhe Dopaj i kanë kërkuar Muratajt të denoncojë publikisht gjendjen skandaloze në të cilën ndodhet rruga e vetme që përdorin këta banorë. Ata thonë se kanë mbi 30 vite që i bëjnë kërkesë bashkisë së Elbasanit për të investuar në të por deri më sot kanë marrë vetëm premtime boshe dhe asnjëri nuk e ka mbajtur fjalën.

Për shkak të afërsisë me përroin rruga është dëmtuar mjaft dhe banorët thonë se gjatë dimrit në disa segmente bëhet e pakalueshme. Për ndriçim as që bëhet fjalë. Ndërsa plehrat hidhen burrë përroit pasi nuk ka kosha mbetjesh.

Por hallet e tyre nuk mbarojnë me kaq. Kjo që po ndiqni në këto pamjë është një nga kanalet e poshtme të autstradës Elbasan- Tiranë të cilën disa prej fëmijëve të fshatit Ulëm janë të detyruar ta bëjç çdo ditë për të shkuar në shkollë pasi banesat e tyre nuk lidhen me rrugë me shkollën e fshatit.

Duke bërë detyrën e tij si antar i këshillit bashkiak por edhe duke u solidarizuar me këtë banorë Erion Murataj i ka bërë thirrje publike institucioneve të marrin masa menjëhere .

Kjo rrugë nuk është më shumë se 4 km  por banorët e këtyre fshatrave po bëjnë afro 40 vite që bëjnë kërkesa për të.

Sikur bashkia e Elbasanit të kishte investuar 1 km çdo 10 vite, tashmë do ta kishte përfunduar dhe këta banorë në vitin 2025 nuk do kërkonin sërisht rrugë.