Elbasan/Aksident në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë

0
218

Një këmbësore është përplasur nga një makinë rreth orës 18:20, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.

Sipas policisë E.H., rreth 29-vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar makinën tip “Audi” ka goditur këmbësoren me inicialet H.K. rreth 59-vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /Elbasani flash