Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
B. P., 33 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Balëz, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe 2 pasagjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;
-Xh. Sh., 27 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi me automjetin që drejtonte, në rrugën “Lublin Dilja”, ka aksidentuar shtetasen V. Q., 78 vjeçe, këmbësore, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme