Elbasan /Aksidentohet fëmija 5-vjeç, dërgohet në spital

0
270

Një fëmijë është aksidentuar këtë pasdite në vendin e quajtur “kryqëzimi i Cërrikut”.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se i mituri është 5 vjeç dhe është përplasur nga një makinë.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./elbasaniflash