Elbasan/ Aksidentoi me mjetin e punës një person dhe u largua nga vendngjarja.Arrestohet shoferi

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 57 vjeç, pasi dje, në fshatin Shushicë, gjatë manovrimit me mjet të blinduar për transportin e vlerave monetare, të një shoqërie private sigurie, ka aksidentuar shtetasin Xh. E., 77 vjeç, këmbësor, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, shtetasi Xh. E. ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spitalin e Traumës.