DVP Elbasan
Aksidentoi me pasojë vdekjen, drejtuesin e një motomjeti, më datë 06.09.2024, dhe u largua nga vendi i aksidentit, ndalohet drejtuesi i automjetit.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 06.09.2024, rreth orës 22:50, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi H. S., 24 vjeç, që lëvizte me motomjet, ndaluan me iniciativë shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan.
Shtetasi N. B. ishte shpallur në kërkim, sepse u largua nga vendi ku mbrëmjen e datës 06.09.2024, automjeti që ai drejtonte u përplas me një automjet dhe me një motomjet që drejtohej nga 24-vjeçari, i cili për shkak të dëmtimeve humbi jetën.
–
Specialistët e Komisariatit të Policisë Gramsh ndaluan me iniciativë shtetasin R. B., 46 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.