Foto ilustruese
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-S. I., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në fshatin Shijon, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin B. Rr., 68 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën në spitalin e Elbasanit;
-O. B., 43 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. A., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
– Më datë 05.02.2025, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është paraqitur shtetasi N. Sh., 39 vjeç, i cili ka kallëzuar se gjatë natës i kishin vjedhur automjetin tip “BMW”, që e kishte parkuar afër pallatit ku banon. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale për rastin dhe kanë referuar materialet në Prokurori. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.