Foto ilustruese!
Dyqanet që tregtojnë produkte të mishit, thertoret si dhe baxhot e përpunimit të qumështit do të jenë në fokus të Aku gjatë muajve në vijim.Specialisti i drejtorise vendore Elbasan, Firdus Kurti thotë se tashmë janë në terren grupet të cilët do të do të kontrollojnë dyqanet që tregëtojnë mish dhe në rast se do të kapen me shkelje do të ndëshkohen me masë administrative.Gjithashtu në fokus do te jenë edhe thertoret në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd.
Në Elbasan janë funksionale 21 subjekte të cilat operojnë si baxho nga ku specialistët shpesh evidentojnë probleme me zbatimin e kushteve higjeno sanitare, ndaj për këtë arsye janë ndëshkuar 3 subjekte.
AKU fton të gjithë qytetarët të cilët hasin shkelje sin ë markete ashtu edhe në dyqane ku tregëtohen produkte ushqimore jashtë kushteve higjenosanitare apo hasin në produkte të cilat janë të skaduara të denoncojnë rastet pasi ato do të ndiqen me përpikmëri nga specialistët.