Elbasan/ AKU kontrolle të shtuara në subjektet e tregetimit

0
168

Me rastin e festave të fundvitit Autoriteti i Kontrollit Ushqimor në Elbasan ka rritur kontrollet në tregjet e hapura, marketet, pasticerite dhe dyqanet ku bëhet shitja e produkteve shtazore. Nisur nga ditët festive edhe kerkesat e bleresve kanë qenë më të larta ndaj AKU ka shtuar grupet inspektuese në terren për të siguruara konsumatorët. Drejtori i AKU Elbasan Firdus Kurti thotë për Elbasani flash se i gjithë institucioni është në gadishmeri dhe prej disa javësh vijon vrullshëm punën në terren.

Ndër të tjera z. Kurti i ben thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm gjatë psonisies dhe të mos blejnë pro në ato pika tregetimi ku nuk janë të vendosura certifikatat e sigurisë.

Për çdo qytetar i cili dëshiron të denoncoje një shkelje apo pakenaqesi ndaj nje subjekti tregetimi AKU i fton ta bëjnë në portalin. Info AKU “./Elbasani flash