Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin G. Sh., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të kryer nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Operacionale”, në automjetin në të cilin ishte pasagjer, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. X., 26 vjeç, banues në Cërrik, drejtuesi i automjetit ku u gjet sasia e kokainës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nga hetimet dyshohet se kishte dijeni për lëndën narkotike që posedonte shtetasi G. Sh., por nuk ka kallëzuar në organet kompetente;
-A. X., 62 vjeç, babai i 26-vjeçarit, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një thikë ushtarake.
–
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin B. L., 65 vjeç, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. A., 57 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e vëllait të tij;
-A. M., 26 vjeçe, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin A. K., 39 vjeç, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.