Elbasan/ Arrestohen dy persona se vinin baste të paligjshme

0
400

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bet”, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Evidentohen 2 lokale të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit.

Arrestohen në flagrancë 2 administratorët e këtyre lokaleve, të cilët fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Në pranga edhe 1 tjetër shtetas, pasi u kap duke luajtur lojëra fati, në njërin nga lokalet.

Sekuestrohen 3 aparate celulare dhe 1 kompjuter, që shërbenin për të vënë baste sportive.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera në lokale dhe në ambiente të tjera në të cilat dyshohet se mund të organizohen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, bazuar në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bet”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit R. M., 45 vjeç dhe J. T., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se kishin vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, lokalet që administronin, në lagjen “Syrja Dylgjeri” dhe në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.

Gjithashtu, u vu në pranga shtetasi N. R., 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në flagrancë në njërin nga lokalet, duke luajtur lojëra fati.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare dhe 1 kompjuter, që shërbenin për të vënë baste sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./Elbasani flash

#angazhimpërkushtimsakrificë?️?
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit??
#nëshërbimtëqytetarëve?️??️
#denonconë112? ✅