DVP Elbasan
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe procedohen penalisht 8 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Hetimit e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 37 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik, kontrollit të automjetit dhe kontrollit në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet dhe dy telefona celularë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
-N. M., 58 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-N. Ll., 55 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, fshati Mengël, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Peugot”, me drejtues shtetasin A. F. Nga përplasja ka vetëm dëme materiale.
Gjithashtu po nga këto shërbime u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin K. S., 25 vjeç, banues në fshatin Hajdaran, Elbasan, pasi diten e djeshme duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbsoren, shtetasen A. H., 21 vjeçe, e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjeksore në spitalin rajonal Elbasan, më pas është dërguar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
—
Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:
-B. L., 62 vjeç, A. L., 42 vjeç dhe K. T., 35 vjeç, banues në Rrajcë, Prrenjas, pasi ushtronim aktivitetin në biznese të palicencuara;
-A. B., 41 vjeç, banues në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në lokalin e tij, ka vendosur muzikë të lartë dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë, për të ulur muzikën.ë;
-A. M., 33 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, pasi
dyshohet se ka tentuar te vjedhë në banesën e shtetasit F. Sh.;
-H. J., 36 vjeçe dhe K. J., 62 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi shtetasja H. J. e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj vjerrit të saj, shtetasit K. J., e ka goditur këtë të fundit me mjet të fortë (gurë), sepse ky shtetas i është afruar banesës së saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.