Elbasan/ Arrestohet 25-vjeçari pasi kreu mardhënie intime me një vajzë 16-vjeçe

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin M. Sh., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan në flagrancë shtetasit A. Gj., 44 vjeç dhe M. Ll., 62 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 25 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Bradashesh-Peqin”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. Ç., 35 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë shtetasi Sh. Ç. dhe pasagjerja në automjetin e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së babait të tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Ditën e djeshme, shtetasja H. K., 66 vjeçe, ka kallëzuar se kanë hapur llogari në rrjete sociale, me të dhënat e saj. Po punohet për përcaktimin e autorësisë së rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.