Elbasan/ Arrestohet 52-vjeçari për përndjekje

0
3

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Përndoqi ish-bashkëjetuesen e tij, krim për të cilin u dënua me burgim, rreth 4 muaj më parë, kapet 52-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë operative, me objektiv kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, lokalizuan dhe vunë në pranga, në kuadër të operacionit policor të koduar “The end”, shtetasin B. L., 52 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, më datë 17.04.2025, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 muaj e 4 ditë burgim, për veprën penale “Përndjekja”.

Në vitin 2023, shtetasi B. L. përndoqi ish-bashkëjetuesen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.