Elbasan/ Automatik pa leje në shtëpi,rrestohet nga policia 64-vjeçari

0
311

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 64-vjeçar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij i’u gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e tipit automatik për të cilën ky shtetas nuk dispononte leje.

Njoftimi zyrtarë I policisë :

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje në banesë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ramazan .Çeka në fshatin Xibrakë, Elbasan. Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Në përfundim të veprimeve është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ç., 64 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Elbasani flash