Mbrëmjen e kësaj të Enjte rreth orës 18:50 në segmentin e rrugës rurale që lidh fshatin Jagodinë të Elbasanit me fshatin Bujqës ndodhi një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy adoleshentëve .Burime nga vendngjarja bënë me dihe se automjeti tip fiat me drejtues shtetasin G.S ,21 vjec banues në fshatin Gjergjan në një segment të rrugës rurale të amortizuar , pa sinjalistikë dhe pa ndriçim ka goditur biçikletën që drejtohej nga 14 vjeçari F.Gj ,banues në fshatin Bujqës .Së bashku me të në biçikletë po udhëtonte edhe 16 vjeçari E.M ,banor i fshatit Bujqës dhe fqinj me 14 vjeçarin.Pas përplasjen nga autovetura të dy adoleshentët kanë përfunduar jashtë rruge .Dy adoleshtët e aksidentuar janë transportuar në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit për trajtim mjekësor.Burime spitalore konfirmuan se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.Njëri nga adoleshentët ka dëmtime të lehta, ndërsa tjetri dëmtime më serioze . Ndërkaq policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.