Elbasan/ Banorët të rrezikuar nga ndotja e përroit: I lutemi kryetarit të Bashkisë të ndërhyjë

0
232

Përroi i Manazieres në lagjen Rrapishtë të Elbasanit është kthyer në një vend-grumbullim për mbetjet  dhe ujërat e zeza duke ndotur krejt zonën.

Aty pranë ndodhen dhjetëra banesa, ndërsa qytetarët janë të rrezikuar nga infeksionet.

Banorët ftojnë kreun e Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, që ta shohë nga afër situatën dhe të marrë masa të menjëhershme.

“I lutemi Bashkisë, kryetarit të Bashkisë, i lutemi të vejë dorë këtu. Të vijë të shikojë çfarë lloj pisllëku ka këtu.”

Ndërhyrjen e pushtetit lokal e kërkojnë për fëmijët e tyre të cilët janë të ekspozuar ndaj ndotjes që po u rrezikon shëndetin.

Shtimi i reshjeve gjatë vjeshtësh dhe dimrit e përkeqëson situatën pasi me rritjen e nivelit të ujit mbetjet dalin në rrugë e shpesh përfundojnë në banesa

Ora tv