Elbasan
Bleu karburant, me një kartëmonedhë 100 euroshe false, identifikohet, kapet dhe arrestohet 35-vjeçari.
Menjëherë pas kallëzimit të një punonjësi në një pikë karburanti në fshatin Labinot, se më datë 14.08.2024, një shtetas kishte paguar për furnizimin e automjetit të tij, me një kartëmonedhë 100 euroshe false, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan ka organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin.
Si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.