Çmimet e produkteve ushqimore vijojnë të mbeten të larta për konsumatorin elbasanas. Pavarësisht se nuk kanë pësuar rritje sërish ata mund të përballojnë vetëm produktet bazike.
Sipas qytetarëve për ekonominë e tyre çmimet mbeten të larta dhe shpesh duhet të heqin dorë nga deshirat dhe te marrin vetëm ato më të nevojshme.
Nga ana tjetër situata nuk duket e mirë as për tregtarët të cilët pohojnë se fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm. Si shkak ata rendisin se pari largimin nga vendi të njerëzve si dhe varfërinë. Po ashtu periudha e pandemisë ishte faktor tjetër që ndikoi në përkeqësimin e situatës.
Ndër produktet të cilët janë më të shtrenjtë renditen ato të stinës, kryesisht frutat./elbasaniflash.al