Covid-19 vijon të zgjerojë vatrat në Elbasan. Rritje ka edhe ne radhët e mesuesve.
Gjatë paradites së sotme është konfirmuar pozitiv me Covid-19 një tjetër mësues duke e çuar në 7 numrin e të infektuarve në radhët e arsimtarëve.
Nxënësit të cilët kanë rezultuar me temperaturë të lartë gjatë ditës së parë të shkollës sipas protokollit nuk janë pranuar në klasë dhe po ashtu drejtoria e shkollës ka njoftuar Institutin e Shendetit Publik dhe Mjekun e familjes për vijimin e procedurës. Ajo që mbetet shqetësuese është mosrespektimi i distancimit social në oborret e shkollave ku ashtu si ditën e parë edhe sot nuk u respektua nga prinderit të cilët “fajin’ ia lënë drejtorisë së shkollave për mosorganizim të turneve.
Nga ZVA Elbasan bëhet me dije se është duke vijuar testimi i të gjithë rasteve të kontaktit të mesuesve që janë konfirmuar pozitive dhe kane qene te pranishëm në shkolla./elbasaniflash.al