Ky është momenti i ekzekutimit të biznesmenit Edmond Mëhalla mbrëmjen e së dielës, përpara karburantit të tij, në lagjen Emin Matraxhiu, të qytetit të Elbasanit.
Kjo foto e publikuar është bërë pikërisht në momentin kur autori i krimit e qëllon 43-vjeçarin.
Ai është me kapuç në kokë, me armën drejtuar nga makina tip Range Rover e biznesmenit, ndaj të cilit qëllon 6 herë. 2 plumba e kapin në kokë, ndërsa të tjerët përfundojnë në trupin e 43-vjeçarit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pak metra më tutje gjendet makina tip Audi me portobagazh, me të cilën ai kishte mbërritur në vendin e ngjarjes dhe u largua pas krimit, fare i vetëm. Deri tani, policia nuk ka mundur ta identifikojë.
Makina që u gjet e djegur në Mirakë, të Librazhdit, ishte marrë në Tiranë një ditë përpara vrasjes.
Ekziston edhe një video e omentit kur mjeti nxirret nga shtetasi Marsel Arani, nga një garazh në zonën e 21 Dhjetorit. Arani, banues në Elbasan, është shpallur në kërkim nga policia, i dyshuar si autor i ngjarjes, së bashku me shtetasin Armando Kola, nga Laçi, por rolet e tyre nuk janë përcaktuar ende.
Por dy persona të tjerë u arrestuan: Xhino Ago, 32-vjeç, ish-ortak i biznesmenit të vrarë, i cili rezulton se i ka dhënë hua makinën e përdorur në vrasje Marsel Aranit, dhe Kujtim Pisha, 52-vjeç, roje i karburantit në pronësi të viktimës, i dyshuar për moskallëzim krimi.
Marsel Arani ishte në arrest shtëpie për një tjetër vepër penale.
Nga hetimet e deritanishme, hetuesit dyshojnë se ngjarja ka si prapavijë një mosmarrëveshje mes dy ish-ortakëve, Edmond Mëhallës, që mbeti i vrarë, dhe Xhino Agës, të vënë në pranga nga policia e Elbasanit.
Noa


