Elbasan, Dhunoi vëllanë dhe e kërcënoi me thikë, arrestohet 55 vjeçari

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin I. F., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij dhe e ka kanosur me thikë, për motive të dobëta.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit D. M., 48 vjeç dhe A. M., 32 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Xh. C., 32 vjeç dhe A. D., 18 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-K. N., 30 vjeç, pasi qeni që ai mbante ka kafshuar në këmbë shtetasin L. K., 54 vjeç, i cili mori mjekim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. Z., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur portofolin e një shtetaseje, në lagjen “Kongresi”. Po punohet për kapjen e shtetasit F. Z..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.