Një makinë tip “Audi” është djegur ditën e sotme në Elbasan.
Mjeti është djegur plotësisht, por fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.
“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, është djegur mjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetasit Xh.Ç., cili ishte i parkuar pranë banesës dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.” – njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.