Elbasan: Dritarja nga ku Lefter Zhidri qëllonte RENEA-n poshtë pallatit

0
336

Në lagjen “11 nëntori” në Elbasan sot mbizotëron heshtja, ndërsa pallati ngjan me skenat e një lufte.  Në cdo cep të sheh syri shenjat e plumbave pasojë e përplasjes me armë të Lefter Zhudrit me forcat RENEA.

Elbasani do ta kujtojë gjatë në memorie pasditen e 24 shtatorit kur gjithcka nisi nga një sherr në cift.  më pas 71 vjecari qëlloi drejt policisë duke plagosur 2 kalimtarë.  Përplasja përfundoi pas 5 orëve me ekzekutimin e 71 vjeçarit.

Gazetari i Ora News Besar Bajraktaraj ishte në pallatin ku ndodhi përleshja për të sjellë detaje të operacionit të forcave RENEA.

Nga moment kur 71 vjeçari qëllonte nga dritarja me kallashnikov efektivët e RENEA-s deri tek ndërhyrja duke shpëthyer derën e apartamentit dhe ekzekutuar të moshuarin I cili nuk pranonte të dorëzohej pavarësisht negociatave.