Elbasan/ Dyshohet nga mbidoza,gjendet i vdekur 33 vjeçari në Elbasan

0
2

Elbasan/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, është gjetur pa shenja jete shtetasi K. Z., 33 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ai ka humbur jetën për shkak të mbidozës, pasi ishte përdorues i heroinës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.