Elbasan / Eksploziv lokalit në qendër të qytetit

0
257

Një sasi lënde plasëse ka shpérthyer gjatë natës pranë një lokali në qendër të Elbasanit. Burime bëjnë me dije  se lokali ka qenë i marrë me qera nga dy vëllezërit Krios dhe Mateo Toçi.

Ky i fundit ka qenë për disa vite me radhë dhe futbollist i ekipit të Elbasanit dhe disa ekipeve të tjera në vend, ndërsa të dy njihen si persona jo problematik.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të kësaj të marte ku fatmirësisht nuk ka të lënduar, dhe janë konstatuar vetëm dëme materiale.

Një nga pistat ku po heton policia është dhe ajo që ngjarja ka ndodhur për shkak të konkurencës, pasi lokali ndodhet në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit të Elbasanit.

“Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan në pjesën e jashtme të lokalit me administrator shtetasin M.T., në pjesën e jashtme të lokalit ka shpërthyer një sasi e vogel dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton Policia.

Elbasaniflash