Festa e Gështenjës”. Keshtu është konceptuar aktiviteti që ka për qellim të promovojë prodhimet bujqësore të zonës së Labinotit Mal pranë bashkisë së Elbasanit.
Edhe pse e konceptuar si një ditë feste, nuk mungojnë ankesat e fermerëve të kësaj zone të cilët ngrenë shqetësimet e tyre në lidhje me mungesën e tregut për shitjen e prodhimeve të tyre, edhe pse ky vit ka qenë me një rendiment tepër të kënaqshëm për ta.
“Prodhimet kanë qenë shumë të mira, por kemi mungesë të klientëve për të blerë, kemi mungesë të tregut shumë. S’kemi ndonjë përkrahje nga bashkia”, shrehet një fermere.
“Ky vit ka qenë shumë i mirë, më i mirë se vjet”, thotë një fermer.
Shqetësim për fermerët e Labinotit Mal mbetet edhe konkurrenca e pandershme, pasi sipas tyre ka tregtarë spekulantë që hedhin në treg produkte false.
“Në treg levizin shumë mjalta që janë të falsifikuara dhe unë kerkoja nga shteti dhe ata që zbatojnë ligjet, abuzuesit të ndeshkohen”, theksoi një fermer.
Fermerët në qarkun e Elbasanit janë duke kaluar një nga vitet e tyre më të vështira për shkak të rritjes së kostos së kultivimit të prodhimeve bujqësores si dhe për shkak të mungesës së tregjeve.
Aktualisht, nga Bashkia Elbasan e vetmja ndihmë qe po u ofrohet në këtë drejtim, është ajo e promovimit të prodhimeve bujqësore nëpërmjet festave dhe panaireve.
euronews