Elbasan/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Black game”

0
2

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Black game”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Arrestohen 4 shtetas, ndërmjet të cilëve pronari i lokalit që e kishte përshtatur lokalin për zhvillimin e lojërave të fatit.

Gjithashtu, procedohen penalisht dhe 4 shtetas të tjerë që u kapën në këto ambiente.

Sekuestrohen 4 aparate celular, 1 tavolinë bilardoje ku zhvillohej loja me zare, zare, 5 pako letra bixhozi, 1 DVR dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Elbasan, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Black game”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: P. L., 63 vjeç, pronari i lokalit; A. A., 68 vjeç; F. M., 30 vjeç dhe M. A., 28 vjeç.

Gjatë operacionit, këta shtetas u kapën duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në lokalin në pronësi të shtetasit P. L., në lagjen “5 Maj”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit N. M., F. G., S. D., Sh. D., pasi u kapën në këto ambiente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.