Elbasan/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Shënkolli”.

0
2

Elbasan/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Shënkolli”.

Vodhi gjatë natës, çelsat e një automjeti në një lokal, dhe më pas u largua me automjetin e vjedhur, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

30-vjeçari me precedent penal të mëparshëm për vjedhje

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se gjatë natës, në lagjen Shënkoll, i kishin vjedhur automjetin, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shënkolli ”, bazuar në inteligjencën policore dhe veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit M. K., 30 vjeç, banues në fshatin Shushicë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 16.05.2025, gjatë natës, në lagjen Shënkoll, ka vjedhur në një lokal çelsat e automjetit në pronësi të shtetasit A. Sh., dhe më pas ka vjedhur automjetin e këtij shtetasi.

30-vjeçari për ti shpëtuar Policisë, ka braktisur automjetin e vjedhur, që e drejtonte pa leje drejtimi, por është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.