Temperaturat e larta kanë shtuar numrin e pacientëve që paraqiten pranë spitalit rajonal të Elbasanit për të kërkuar ndihmë mjeksore për shkak të komplikacioneve me shëndetin.
Aktualisht po përballet me një fluk vizitash shërbimi I pediatrisë ku numri I pacientëve të vegjël që kanë problem shëndetësore arrin deri në 50 rastë në 24 orë. Sipas mjekëve pediatër grupmosha deri në 10 vjeç janë më të ekspozuar ndaj virozave të stinës pasi edhe organizmi I tyre është më I ndjeshëm ndaj temperaturave të larta.
Mjekja këshillon që gjatë këtyre muajve ku temperaturat janë të larta të evitoni daljet e fëmijëve në ambientet e jashte sidomos gjatë pikut.
Mjeket u bëjnë apel qytetarëve të heqin dorë nga tendenca për të marrë medikamente mjekësore pa këshillën e mjekut dhe t’ia japin ato fëmijeve më së shumti këshillohet konsumimi I lëngjeve të freskëta si dhe frutave e perimeve të stinës.
Elbasani flash