Elbasan/ Fshati Gjinar me potenciale të mëdha, asnjë investim prej vitesh

0
210

Fshati i Gjinarit në Bashkinë e Elbasanit ka një potencial të jashtëzakonshëm për të zhvilluar turizmin por në këtë vend nuk është investuar prej dekadash, çka bën që vizitorët të jenë të rezervuar për të vizituar këtë zonë.

Si një mënyrë për të promovuar turizmin në njësinë Gjinar, për të disatin vit radhazi është organizuar miqtë e malit.Fshati Gjinar ka një potencial të lartë të turizmit, por mungesa e investimeve në infrastrukturë bën që vizitorët atje të jenë të pakët.Edhe festa këtë vit ishte e zbehtë.Të vetmit të cilët kanë shfrytëzuar këtë ditë dhe ardhjen e njerëzve janë disa nga banorët të kanë nxjerrë produktet e tyre për ti shitur.

“Specat dhe ato turshit, janë bio të familjes time”

Ato pak persona që ekspozuan prodhimet e tyre thanë se interesi është shtuar, por mungesa e mbështetjes u ka minimizuar mundësitë e tyre.

“Përpara nuk ka pasur shumë interes, ndërsa tani ka filluar shumë interesi, e sidomos nga emigrantët.”

Gjatë kësaj dite nuk munguan as vizitorët të cilët vlerësojnë bukuritë e vendit.

“Është shumë bukur, gjithmonë kemi ardhur për qejfin tonë.”

Banorët e zonës apelojnë që të shtohen investimet në fshatin e tyre në mënyrë që ai të kthehen në një destinacion turistik.

Ora news