Pranë Llixhave të famshme të Elbasanit dhe me një reliev të favorshëm për bujqësi, duket se janë të pamjaftueshme për të siguruar jetesë të mirë për banorët e fshatit Kodrabujaras.Shkak sipas tyre, është mungesa e investimeve publike.
Fshati Kodër Bujaras i njësis administrative Gjergjan të Elbasanit, ndonëse është një zonë e pasur me burime natyrore, prej vitesh është lënë në mëshir të fatit nga pushteti lokal.
Mungesa e kanalizimeve dhe shkatarrimin infrastrukturës rrugore është duke izoluar dhjetra familje.
Në rast sëmundjesh banorët detyrohen që transporti i tyre drejt spitalit të jetë me traktor pasi autoambulanca e ka pasur të pamundur hyrjen në Kodër Bujaras.
Kjo është panorama e fshatit Kodër Bujaras të Elbasanit, mungesa e investimeve ka bërë që shume familje të largohen nga banesat e tyre. E ata që qëndrojnë përballen cdo ditë me sfida të ndryshme për të mbijetuar.
Pak dite me pare banort e ketij fshati iu drejtuan me nje leter publike antarit te keshillit bashkiak te PSD Erion Murataj qe te ngrinte shqetesimin e tyre ne keshill.