Elbasan/ Fshatrat problem me pronësinë ! Azhornimet nuk jane bërë prej 30 vitesh

0
294

Azhormini I tokave është duke u kthyer në një problem jetësor për shumë fshatra të bashkisë Ebasan.

Një ndër ta është edhe fshati Mlizë në njësi administrative Shushicë. Sot banorë të këtij fshati janë mbledhur për ti bërë thirrje shtetit që të vijojë proçesin e azhornimeve pasi prej më shumë se 30 vitesh ata nuk kanë pronësi të ligjshme të tokave të tyre bujqësore.

Ankohen se nuk mund të bëjnë asnjë procedurë të ligjshme me tokat pasi nuk njihen si pronarë.Kjo është duke I dëmtuar shumë ekonomikisht.

Ndër të tjera ta “kërcënojnë’ se nuk do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme pasi tashmë janë lodhur nga premtimet boshe.

Në këtë fshat jetojnë rreth 600 familje dhe problem I tokave shpesh ka çuar edhe në konflikte mes tyre ndaj nderhyrja është mëse e nevojshme për ti dhenë fund problemeve dhe për të përcaktuar pronarët e ligjshëm./elbasaniflash.al