Elbasan / Gjendet i vdekur në garazh një person, policia jep detaje

0
294

Një 68-vjeçar i pastrehë është gjetur i pajetë në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” të këtij qyteti.

68-vjeçari me  Petrit Boçi u gjet pa shenja jete në një garazh të kësaj lagjeje, vend ku mendohet se ka kishte krijuar strehën e tij prej disa kohësh.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht mësohet se në trupit e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Pritet raporti mjeko-ligjor për të zbuluar shkaqet e vdekjes së endacakut.

Elbasaniflash.al