Një biznesmen dhe një punonjëse e tij janë marrë peng teksa kishin ndaluar në autostradën Peqin-Elbasan. Dy persona i kanë dhënuar dhe nën kërcënim i kanë kërkuar 20 mijë euro.
Seit Manahasa, një personazh i njohur i botës së krimit në Elbasan, së bashku me një person tjetër i identifikuar tashmë nga policia me inicialet K.M, rezultojnë të kenë marrë peng biznesmenin Gani Moka dhe punonjësen e tij, me inicialet e emrit F.D
Moka përfaqëson kompaninë “Certi W South Balkans” që ka si specialitet pajisjen me certifikata ISSO të bizneseve si dhe dy kompani të tjera që quhen “Agricoltura Moderna Europe” dhe “I-Research 2014”.
Në dosjen hetimore të siguruar nga Ora News, thuhet se Moka dhe punonjësja e tij F.D, në 21 maj 2021, ndodheshin në Lushnje dhe po udhëtonin në drejtim të Elbasanit, pasi kishin një takim me drejtuesit e kompanisë “Rozafa”.
Pa shkuar në Peqin, kanë ndaluar në një xhep rruge, me qëllim për të bërë fotografi tek një biznes të përpunimit të inerteve, me qëllim për të biseduar me pronarin për certifikimin.
Ora news