Foto ilustruese
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 02.10.2021, rreth orës 18:35, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.Ll., 53 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin G.K., rreth 57 vjeç, banues në Elbasan, i cili është rrëzuar dhe është dëmtuar tek një travolinë e lokalit. 57 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna për kapjen e autorit, pasi është larguar menjëherë pas konfliktit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.