Elbasan/ Hoxha: Po shtohen vende pune në bashki vetëm për ti mashtruar për votën

0
235

Fioralba Hoxha, Anëtare e Komisionit të Çështjeve Sociale të LSI në Elbasan nëpërmjet një deklarate ka bërë me dije se asnjë nga 529 familjet që u futën përkohësisht në skemën e ndihmës sociale nuk ka më mbështetje.

Ajo ka denoncuar se po shtohen vende pune në bashki vetëm për të mashtruar qytetarët për t’u marrë votën.

Fioralba:  Qeveria keq menaxhoi të ardhurat që duhet të ishin përdorur për njerëzit më në nevojë. Tashmë nuk ka asnjë mbështetje për ato 529  familje të cilat u futen përkohësisht  në skemën e ndihmës sociale këtu ne Elbasan .

Askush nuk mendon më për ta.

Ndërkohë që rriten në mënyrë absurde stafet e bashkive, apo shërbimeve të tjera, vetëm për arsye zgjedhore.

Qëllimi është i qartë me këto punësime, thjeshtë duan të blejnë votën e 25 prillit, por urrejtjen popullore nuk ka mashtrim që mund ta devijojnë.

Askush nuk mund të blejë votën e qytetarëve të revoltuar, njerëzve të lirë dhe sidomos rinisë së këtij vendi.