Elbasan/ I dehur thyen xhamin e banesës dhe lëndohet

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin P. Xh., 21 vjeç, pasi në aksin rrugor “Gostimë-Cërrik”, me motomjetin që drejtonte pa leje, ka përplasur këmbësoren, shtetasen A. T., 71 vjeçe. Si pasojë të dy janë dëmtuar dhe janë në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin T. Z., 64 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 61-vjeçar.

Dje, dyshohet se si pasojë e shkëndijave elektrike, kanë rënë zjarre në një kabinë të energjisë elektrike në lagjen nr. 3, Cërrik, si dhe në kasollen në pronësi të shtetasit B. Q., në fshatin Dragostunjë. Si pasojë janë djegur sipërfaqe toke dhe janë shkaktuar dëme materiale. Grupe hetimore po punojnë për dokumentimin e shkaqeve të zjarreve.

Në spitalin e Librazhdit ka shkuar për mjekim, shtetasi M. Sh., 42 vjeç, i cili dyshohet se në gjendje të dehur, ka thyer një xham në banesën e tij. 42-vjeçari mori asistencë mjekësore dhe u largua në banesë, jashtë rrezikut per jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.