Elbasan/I dënuar me 22 vite burg, ndalohet Astrit Sinanaj, me urdhër të Prokurorisë

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ekzekutuan urdhrin e Prokurorit, datë 13.06.2025, për ndalimin e shtetasit Astrit Sinanaj, 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 22 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 13 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje kryer në mënyrë shumë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit E. M., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e ka dënuar këtë shtetas me 12 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 muaj e 8 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. A., 56 vjeç, pasi në lagjen “5 Maj”, ka goditur me grushte shtetasin A. K., 68 vjeç, për motive të dobëta;
P. M., 39 vjeç, pasi ka kanosur me fjalë, shtetasin M. B., 25 vjeç, për motive të dobëta;
Q. R., 40 vjeç dhe A. M., 35 vjeç, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë shtetasin M. B., 25 vjeç, për motive të dobëta.
-A. Xh., 28 vjeç dhe G. Ll., 49 vjeç, dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. M., 33 vjeç, pasi të 3 këta shtetas, dyshohen të implikuar në një rast vjedhjeje, të një gjeneratori, në një firmë ndërtimi. Po punohet për kapjen e shtetasit M. M..

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. B., 26 vjeç, pasi në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, automjeti që drejtonte ka përplasur shtetasin E. S., 57 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë dhe më pas ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin K. P., 35 vjeç, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. S., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme