Elbasan/ I humbi burri para 1 viti, gruaja e denoncon sot

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin F. R., 24 vjeç, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 06.10.2025, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Q. Ç., 34 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje;
-Sh. M., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. D., 39 vjeç, pasi dyshohet se i ka dërguar mesazhe me përmbajtje fyese, në celular, një 64-vjecari.

Më datë 06.10.2025, ka kallëzuar shtetasja Z. L., 59 vjeçe, se në muajin nëntor 2024, ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj, shtetasin B. L., 67 vjeç.

Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.