Elbasan, i kërkoi nipit ti vendoste tritolin shtëpisë dhe vetë iku në Greqi

0
2

Detaje të reja nga shpërthimi në Elbasan!
Burime për mediat bëjnë me dije se nuk kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale, por me një tentativë nga pronarët e këtij apartamenti me qëllim për të përfituar azil në vendet e Bashkimit Europian.
Nga dëshmitë dhe provat e deri tanishme thuhet se familjarët që posedojnë këtë apartament rezultojnë që jetën e tyre e jetojnë mes Shqipërisë si dhe një vendi në BE. Burime të besueshme thonë se ata shkojnë gjithmonë në të njëjtin shtet dhe pas disa muajsh pune kthehen sërish në Shqipëri.Mësohet se është inskenuar nga pronari i cili në bashkëpunim me nipin e tij kanë vendosur lëndën plasëse me qëllim përfitimin e azilit në një vend të BE.Burime nga policia e Elbasanit konfirmojnë se Arbër Pepa ka kaluar kufirin për në Greqi pak minuta pas mesnate me gruan dhe fëmijën ndërkohë që vetëm pak minuta më pas nipi i tij ka vendosur sasinë e lëndës plasëse në banesë