Elbasan, i ngacmonte vajzën, babai merr peng 18 vjeçarin

0
195

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi përndiqte një vajzë të mitur.

Në prangat e policisë ka rënë po ashtu edhe babai i të miturës, Astrit Kushi pasi akuzohet se me ndihme dy personave të tjerë ka mbajtur peng për disa orë 18-vjeçarin që i përndiqte vajzën.

Më vonë nga blutë e Elbasanit është bërë edhe arrestimi i dy personave të tjerë të shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur.  Burime  bëjnë të ditur se janë arrestuar Oliger Kushi dhe Gent Sharra, pasi kanë mbajtur peng për disa orë 18-vjeçarin.

Mësohet se Astrit Kushi, punonjës i burgut Peqin dhe dy personat e tjerë  e kanë marrë 18-vjeçarin në automjet dhe e kanë dhunuar pranë lumit Shkumbin.

Sipas policisë i riu rezultoi se ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj 14-vjeçares. Për rrjedhojë babai i vajzës dhe dy personat e tjerë e kanë marrë  peng të riun, ndërsa e kanë keqtrajtuar për disa orë.

Njoftimi i policisë.

Përndiqte dhe ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj një shtetaseje të mitur, vihet në pranga 18-vjeçari.

Gjithashtu arrestohet edhe babai i të miturës dhe shpallen në kërkim dy persona të tjerë, të cilët ushtruan dhunë fizike dhe i hoqën lirinë për disa orë 18-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e  Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-A. K., 49 vjeç  dhe L. H.,18 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

-G. Sh., 46 vjeç dhe O. K., 20 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i shtetasit L. H., u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas, ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj një shtetaseje të mitur 14-vjeçare.

Ndërsa arrestimi i shtetasit A. K., (i ati i vajzës) dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve, u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, ditën e djeshme dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 18-vjeçarit L. H., si edhe i kanë hequr lirinë këtij të fundit, duke e mbajtur në një automjet për disa orë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al