Gezim Hima, i verbër, i sëmurë dhe i braktisur thuajse nga të gjithë! Pak kohë më parë ai pesoi një aksident i cili e la të verbër por fatkeqësisht vështirësite e ndoqën.
Gruaja e divorcoi pasi ai mbeti i verbër dhe si rrjedhojë ai mbeti edhe pa shtëpi. Prej 8 muajsh tashmë është duke fjetur rrugëve.
Thonë se ka trokitur në çdo derë institucioni për ndihmë por deri më tani askush nuk i ka dhënë zgjidhje dhe ai vijon te endet rrugëve i verbër dhe i vetmuar!
E vetmja gjë që kërkon është një dhomë ku të fusi kokën dhe te mos endet më rrugëve në kerkim të një vendi për të fjetur.
57- vjeçari shkon deri aty sa te kërcënojë me vetëflijim pas hallet dhe problemet sa vijnë e rëndohen dhe kjo situatë e ka rënduara shumë.
Prej kohësh ai endet rrugëve, i vetmuar, i uritur dhe në “errësirë” dhe deri më tani asnjë institucion nuk e ka ndihmuar ndaj kërkon ndihmën e gjithekujt që mundet ta ndihmojë.
Elbasaniflash.al