Elbasan/ I vunë flakën ndërtesës në lagjen Kala, zbulohen “zjarrëvënësit”

0
2

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, si rezultat i punës hetimore për zbardhjen e rrethanave të djegies së një magazine jofunksionale, më datë 16.03.2025, në lagjen “Kala”, identifikuan 3 shtetas të mitur, 2 prej tyre 17 vjeç dhe tjetri 14 vjeç, të cilët dyshohet se kanë ndezur zjarr për ngrohje dhe nga pakujdesia zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke shkaktuar dëme materiale. Për këta 3 shtetas nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkatërimi i pronës nga pakujdesia”.