ELBASAN/ IKMT AKSION PER TE PRISHUR NDERTIMET PA LEJE

0
303

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Elbasanit ndërmori këtë të mërkurë një aksion në lagjen Haxhias, duke prishur një ndërtim pa leje ndërtuar në një pronë publike. Në themelet e ndërtesës së hedhur në tokë do të ndërtohet qendra shëndetësore, e cila do ti përgjigjet nevojave të komunitetit.

Aksioni u ndoq nga afër nga kryebashkiaku Gledian Llatja, I cili pohoi se do ti jepet fund paligjshmërisë së ndërtimeve, vecanërisht ato të ndërtuara në tokë publike dhe përgjatë akseve nacionale.

Qeveria ka paralajmëruar se do të intensifikojë aksionin për prishje e ndërtimeve pa leje, qoftë në zonë bregdetare ose jo.

Elbasani flash