Elbasan, investimi që zgjati 24 orë

0
327

Bashkia Elbasan ka shpërndarë disa pamje që promovojnë një investim rehabilitimi në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

Gledian Llatja: “Është një punë e vazhdueshme e ndërmarrjes së punëve publike në mirëmbajtjen, vendosjen e ndriçuesve, në sistemimin, në mbylljen e gropave dhe pastrimet e përgjithshme”

Por vetëm 24 orë nga investimi në këto akse asfalti është shkatërruar dhe uji ka dalë mbi rrugë.

“Kryetari mund të rregullojë 100 rrugë, por vetëm rrugë nuk ka”, shprehet banori.

Banorët e cilësuan këtë investim elektoral, që është bërë vetëm për qëllim fushate.

“Politike mund të jetë sepse po afrojnë zgjedhjet dhe i bëjën kështu”

“Tani erdhën votimet, tani turren. Unë se kamp parë asnjëherë që të vi në lagje”, shprehen banorët.

Ajo që i ka revoltuar më shumë ka qenë paralajmërimi i kryebashkiakut për gjoba nëse ndotin ambientin, në një kohë që në këtë zonë mungojnë kontejnerët.

“Këto e ndotën me këtë që hodhën, jo ne”, shprehet banori.

Në materialin e shpërndarë për median, Bashkia e Elbasanit premton ndërhyrje në të gjitha lagjet e qytetit, por nëse cilësia do të jetë kjo, duket se qytetarët do të vazhdojnë të vuajnë pasojat.

Ora news