Elbasan/ ISHP ul numrin e tamponëve ! Shkak mungesa e tyre!

0
212

Ne një kohe kur Covid-19 ka “mbërthyer” qarkun e Elbasanit, Instituti i Shendetit Publik nuk ka tampone për të bërë testimin e të dyshuarve.

Maksimumi i tamponëve që bëhen në ditë është 10 ndaj qytetarët të cilët duan të testohen apo kanë të aferm të karantinuar që presin të testohen nuk iu mbetet gjë tjetër veçse të presin.

Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Parësor në Elbasan pranon faktin se dy javët e fundit është shtuar interesi i qytetarëve Elbasanas për të kryer tamponë, por vëmendje kanë marrë vetëm rastet e referuara nga urgjenca kombëtare, qendra spitalore ne Elbasan dhe rastet e mjekëve të familjes.

Të gjendur përballë kësaj situate shumë qytetarë detyrohen që ti drejtohen klinikave private ku kryhen testime për Covid-19 edhe pse kjo mund t’ju kushtojë shtrenjtë.

Një ditë më parë në Elbasan rezultoi pozitive mjekja e vetme infeksioniste e infektivit, ndërsa bashkë me të janë karantinuar edhe tre infermjere. Për pasojë ky shërbim është pezulluar , ndërsa për pacientët e vetmja zgjidhje i mbetet këshillimi nëpërmjet telefonit.

Burimet bëjnë me dije se të infektuar në radhët e bluzave të bardha ka edhe në repartet e tjera të spitalit veçse mbetet ende per tu konfirmuar zyrtarisht nga institucionet./elbasaniflash.al