Elbasan/Informacione paraprake
-Në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në fshatin Labinot, automjeti me drejtues shtetasin S. P., 37 vjeç ka aksidentuar shtetasin M. M., rreth 30 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi M. M., ndodhet në kujdesin e mjekëve, në spitalin Rajonal Elbasan.
Me drejtuesi i automjetit shtetasin S. P., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale;
-Në fshatin Bradashesh, dyshohet se gjatë punës për rikonstruksionin e një godine, ka rënë nga lartësia punonjësi i një firme ndërtimi shtetasi L. B., 54 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupet hetimore po punojnë për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve.