Elbasan/ Ja çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve

0
2
  • Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik vunë në pranga shtetasin Aqif Bezati, 63 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 20.11.2025, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur pa kryer edhe 7 muaj e 10 ditë burgim.

    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. G., 22 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin që ai drejtonte iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. T., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.