Elbasan/ Ja çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit

0
121

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. M., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka trafikuar një automjet nga vendet e BE-së, me qëllim për ta shitur. Po punohet për kapjen e e 35-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen L. S., pasi për të ka kallëzuar shtetasja D. R., se më datë 06.11.2024, shtetasja L. S., mësuese në një shkollë 9-vjeçare, dyshohet se ka goditur me shpullë, djalin e saj 10 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Rr., 44 vjeç, ka kanosur me fjalë, në rrugë, një 68-vjeçar, për motive të dobëta.

-Më datë 08.11.2024, ka kallëzuar shtetasi B. K., 43 vjeç, se në banesën e tij në lagjen “Emin Matraxhiu”, dyshohet se i kanë vjedhur disa bizhu, në momentin që në banesë nuk ka patur njeri. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, si edhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

-Elbasan/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, ka rënë zjarr në pikën për grumbullimin e mbetjeve, në fshatin Katund i Ri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve. Grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit.